Pas 11 ditësh bllokim, hapet aksi rrugor Librazhd – Prrenjas
Pas 11 ditësh nga bllokimi, sot rinis qarkullimi në aksin Librazhd-Prrenjas me hapjen e rrugës provizore në orën 12:00. ARRSH njofton se në rrugën provizore të ndërtuar mes Korridorit VIII dhe rrugës ekzistuese që është shembur, mund të kryhet kalimi i të gjitha mjeteve. Njoftimi i plotë Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por duke respektuar ngarkesën 8.2ton për aks, në aksin Librazhd–Prrenjas.Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i...
Burimi:
kohajone.com