Pas 11 ditësh bllokim, hapet aksi Librazhd-Përrenjas, nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes
Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do kenë mundësi të qarkullojnë edhe mjetet e tonazhit të rëndë, por duke respektuar ngarkesën. Njoftimi: Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas për të gjitha mjetet duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por duke respektuar ngarkesën 8.2ton për aks. Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës. Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e...
Burimi:
top-channel.tv