Parlamenti Europian përforcon rregullat për azilkërkuesit, i jep dritën e gjelbër modelit të Shqipërisë me Italinë

Parlamenti Europian përforcon rregullat për azilkërkuesit, i jep dritën e gjelbër modelit të Shqipërisë me Italinë

Parlamenti Europian i ka dhënë goditjen përfundimtare sistemit të azilit të BE-së siç është ndërtuar gjatë njëzet viteve të fundit. Në dy votime të ndara, shumica e djathtë dhe e ekstremit të djathtë në Parlament dha miratimin përfundimtar për listën e parë europiane të vendeve të sigurta të origjinës dhe për rishikimin e kritereve për zbatimin e konceptit të vendeve të treta të sigurta.Kjo përbën një fitore për “modelin e Shqipërisë”, që parashikon zhvendosjen jashtë të procedurave të azilit dhe të mbrojtjes ndërkombëtare. Humbësit janë migrantët, e drejta e të cilëve për azil dhe të drejta të tjera themelore, do të kufizohet ndjeshëm. Në fund të fundit, edhe vetë Europa rrezikon të tradhtojë disa nga vlerat që deri më tani e kanë dalluar në skenën...