“Parlament i krimit!”/ Marshimi kilometrik nëpër Tiranë, qytetarët parakalojnë pranë godinës së seancave plenare

“Parlament i krimit!”/ Marshimi kilometrik nëpër Tiranë, qytetarët parakalojnë pranë godinës së seancave plenare

Qytetarët vijuan marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës, në ditën e 54-t të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur edhe pranë godinës së Parlamentit, ku zhvillohen seanca plenare. Gjatë kalimit protestuesit hodhën thirrje kundër deputetëve, duke e cilësuar institucionin si “parlament të krimit” dhe duke përsëritur mesazhet e tyre kundër klasës politike. “140 deputetë, të gjithë analfabetë!”, ishte një prej thirrjeve të brohoritura nga qytetarët, të cilët akuzuan ligjvënësit se nuk përfaqësojnë interesat e tyre. Marshimi vijoi me thirrjet që tashmë janë bërë pjesë e protestës së përditshme, si “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Kujtojmë se edhe paraditen e sotme u zhvillua një protestë për disa orë Parlamentit, ku përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë sollën edhe...