Paratë për dëmet e murtajës, cilat janë kriteret për dëmshpërblimet e fermerëve që pësuan humbje nga sëmundja e ruminantëve

Paratë për dëmet e murtajës, cilat janë kriteret për dëmshpërblimet e fermerëve që pësuan humbje nga sëmundja e ruminantëve

Kjo është lista e blegtorëve që do të dëmshpërblehen nga shtetit shqiptar, pasi sëmundja e murtajës iu shfarosi gjënë e gjallë një vit më parë. Si pasojë e këtij infeksioni trupa veterinare asgjësoi 2200 krerë dele dhe dhi. Qeveria miratoi një fond prej 53.3 milionë lekësh për blegtorët që murtaja iu boshatisi stallën. Nëse shohim projektvendimin masa e dëmshpërblimit nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë njerëzit që mbarështojnë kafshë. Është raca dhe mosha e bagëtisë ajo që përcakton vlerën e financimit. “Në fakt institucionet e ministrisë llogaritën vlerën sipas kategorive të ndryshme të kafshëve. Pagesa për dëmshpërblim nis prej 15000-27000 në varësi të moshës, racës dhe gjendjes së tufës që ka pas blegtori”, tha Tana Kika, zv/ministre e bujqësisë dhe zhvillimit rural....