Parandalohet ngjarja kriminale në Durrës! I armatosur në mes të plazhit, arrestohet 24-vjeçari
arma e sekuestruar DURRËS-Policia e Durrësit dhe ajo e Kavajës kanë parandaluar një ngjarje kriminale, duke arrestuar një 24-vjeçar që po qarkullonte i armatosur me pistoletë në shëtitoren e plazhit në Durrës. Çim Kazazi, 24-vjeç u kap teksa lëvizte me motomjet i shoqëruar nga një miku i tij. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri tip Glock me municion luftarak, të cilat u sekuestruan. Njoftimi i policisë: Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “PURPOSE”. Qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri, në shëtitoren e plazhit, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni luftarak dhe motomjeti me të cilin qarkullonte. Procedohet penalisht edhe pasagjeri,...
Burimi:
zeri.ai