“Paralajmëroi se nuk do përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, Berisha: Rama i ka shpallur luftë drejtësisë!
Kreu i PD, Sali Berisha, iu drejtua mbështetësve në protestë me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Berisha mohoi pretendimet se fjala e tij ishte ndërprerë në Strasburg, duke theksuar se aty kishte denoncuar kryeministrin Rama si drejtuesin e “shtetit të parë dhe të vetëm narkoshtet në Europë”. Ai e cilësoi opozitën si “opozita e vërtetë”, ndërsa protestën si zërin e ndërgjegjes qytetare, dinjitetit dhe ndërgjegjes kombëtare. Berisha deklaroi se, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme nga mediat që i cilësoi si pranë qeverisë, opozita ka arritur të parandalojë atë që ai e quajti “grushti i shtetit më i rrezikshëm në historinë e Shqipërisë”. Sipas tij, kjo përbën një betejë të fituar, por jo përfundimin e luftës politike....
Burimi:
sot.com.al