PARALAJMËRIMI – Reshje intensive shiu në Veri të vendit, Shkodra dhe Kukësi rrezikojnë përmbytje…

PARALAJMËRIMI – Reshje intensive shiu në Veri të vendit, Shkodra dhe Kukësi rrezikojnë përmbytje…

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka lëshuar një njoftim në Facebook për parashikimin e rrezikut nga përmbytjet, duke paralajmëruar qytetarët për reshje intensive dhe situatë të vështirë në disa zona të vendit. Sipas IGJEO, sot pasdite (e premte, 2 janar) dhe nesër (e shtunë, 3 janar) priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen gjithashtu probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Parashikimi i IGJEO për periudhën 3–7 janar 2026 tregon se reshjet intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit, do të shkaktojnë rritje...