Paralajmërimi: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët, duke kërkuar vigjilencë të shtuar ndaj mesazheve SMS dhe email-eve mashtruese që përdorin emrin dhe identitetin vizual të bankave, Postës Shqiptare apo institucioneve të tjera. Sipas AKSK-së, këto mesazhe synojnë të vjedhin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve përmes mashtrimeve të njohura si “phishing”. Mesazhet mashtruese zakonisht pretendojnë se qytetari ka një pako që kërkon pagesë ose konfirmim të adresës, se llogaria bankare është bllokuar apo ka aktivitet të pazakontë, ose se duhet të veprojë menjëherë për të shmangur pezullimin e një shërbimi. Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta dhe të mos ndajnë asnjëherë fjalëkalime, kode verifikimi (OTP), PIN-e apo të dhëna të kartave bankare. Po...
Burimi:
argjiroja.net