Paniku në Beograd është i pavend/ Vengu mbron hapur marrëveshjen trilaterale me Kosovën dhe Kroacinë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka hedhur poshtë reagimet dhe shqetësimet e shprehura në Beograd lidhur me marrëveshjen trilaterale ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke i cilësuar ato si të pajustifikuara dhe të nxitura nga keqinterpretimi i qëllimit të marrëveshjes. Në një konferencë për media, Vengu deklaroi se ka vënë re një “sens paniku” në Serbi për këtë bashkëpunim, por theksoi se një reagim i tillë nuk ka bazë reale. “Kam shprehur madje edhe faktin se Serbia, nëse e gjykon të duhur bashkimin me këtë koalicion, mund të jetë pjesëmarrëse, por deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje”, u shpreh ministri. Sipas Vengut, marrëveshja është konceptuale në thelb, pasi të tre vendet ndajnë të njëjtin vlerësim për rreziqet dhe sfidat e sigurisë në rajon. Ai...
Burimi:
ntv.al