Panik pas tërmetit 5.3 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Panik pas tërmetit 5.3 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë mëngjesin e sotëm në Greqi pranë kufirit me Shqipërinë. Sipas mediave greke, tërmeti kishte magnitudë 5.3 të shkallës Rihter, duke u pasuar edhe nga lëkundje të tjera më të ulëta, më e forta prej të cilave 4.7 e shkallës Rihter. Tërmeti me epiqendër pranë Janinës u ndje në shumë zona kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë. Lëkundjet shkaktuan rrëshqitje shkëmbinjsh në Autostradën Egnatia dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Janine. Qytetarët lanë banesat e tyre dhe dolën në rrugë. Shkëmbinjtë ranë në Autostradën Egnatia në seksionin drejt Igumenicës, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike u vunë re në Janinë. Fatmirësisht nga lëkundjet e tërmetit nuk raportohet të ketë pasur dëme në njerëz. “Njerëzit kanë dalë, janë të frikësuar dhe siç ndodh...