PANIK NE BANKE, TENTON GRABITJEN, ARRESTOHET
Një person i armatosur ka tentuar që të grabisë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se autori i armatosur është arrestuar nga policia. Ende nuk ka një reagim nga policia, ndërsa pritet detaje në vijim LAJMI NE PERDITESIM Autori, me origjinë nga Librazhdi por që jeton në Tiranë, pasi është futur në institucionin financiar, ka qëlluar një herë në tokë për të trembur punonjësit e bankës në mënyrë që t’i jepnin paratë. Pas sinjalizimit të bërë nga punonjësit e bankës, ka mbërritur patrulla e policisë e komisariatit numër dy, duke e arrestuar në flagrancë dhe sekuestruar armën kallashnikov. Emri i autorit Bardhyl Fusha
Burimi:
ntv.al