Pamje të frikshme, shihni si është çarë rruga Përmet–Çarçovë (FOTO)

Pamje të frikshme, shihni si është çarë rruga Përmet–Çarçovë (FOTO)

Prefektura e Qarkut Gjirokastër njofton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se, si pasojë e çarjes së karrexhatës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim. Sic duket nga pamjet, dëmtimi është shumë i madh dhe kalimi me automjete përbën rrezik.