Pamje të frikshme/ Era i rrezikon jetën elektriçistit në një lartësi 15 metra
Pamjet që shihni vijnë nga Kolonja, ku moti i keq ka ‘pushtuar’ zonën. Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës të shoqëruara me stuhi në disa zona në Bashkinë e Kolonjës, ka patur këputje të përcjellësve, shtylla të thyera dhe dëmtime të tranversave. Grupe pune nga OSSHE dhe grupi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë Kolonjë ndodhen në terren duke punuar për normalizimin e situatës, ndërkohë që një elektricisti i është dashur të hipë mes stuhisë në majë të shtyllës. Ndërkohë në rrugën Ersekë-Rehovë të po kësaj bashkie, janë krijuar problematika në rrëzimin e plepave. Zjarrfikësit e Kolonjës kanë ndërhyrë deri më tani për hapjen dhe pastrimin e rrugës ndërsa mësohet se tashmë rruga është e qarkullueshme pa probleme.
Burimi:
ntv.al