Pamje pa koment/ Makina përplas 3 djemtë e mitur në trotuar, 57- vjeçi largohet nga automjeti pa u dhënë ndihmën e parë
Një video e bërë nga banorë të zonës së ish-Kënetës, tregojnë pamjet macabre nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Durrës. Sic shihet, makina e drejtuar nga Nikoll Radaçi, 57 vjeç banor I zonës, është ngjitur në trotuar ku ndodhen 3 djemtë duke luajtur me top dhe ka marrë zvarrë dy prej tyre duke i lënë të vdekur në vend, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Banorët thonë se Radaçi ishte njeri problematik dhe lëvizte në lagje me shpejtësi tej normave të lejuara. Sipas informacioneve të banorëve, 2 prej fëmijëve ishin vëllezër, ku njëri ka mbetur në vend dhe tjetri 8 vjeç ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Viktima e dytë është kushëriri i tyre....
Burimi:
sot.com.al