“Pakënaqësia është e gjerë”/ Hasimja: Opozita duhet të reflektojë në Kuvend mesazhin që vjen nga sheshi

“Pakënaqësia është e gjerë”/ Hasimja: Opozita duhet të reflektojë në Kuvend mesazhin që vjen nga sheshi

I ftuar në një lidhje direkte në një studio televizive analisti Ermal Hasimja komentoi zhvillimet e fundit politike dhe protestat kundër qeverisë, duke u ndalur te mesazhi që sipas tij po vjen nga sheshi dhe mënyra se si duhet të reflektohet në Parlament. Sipas Hasimjës, pavarësisht pakënaqësive të ndryshme që shprehen gjatë protestave, opozita ka detyrimin të përfaqësojë dhe të përcjellë në Kuvend kërkesat e qytetarëve që janë bërë pjesë e tubimeve. “Unë mendoj që opozita do të duhet të reflektojë në Parlament kërkesat e sheshit, kërkesat e protestës, pavarësisht pastaj kërkesave të tjera që mund të jenë shprehur gjatë protestave. Ka edhe demokratë, mbështetës të partive të tjera apo qytetarë me bindje të ndryshme, por mesazhi i protestës duhet të përfaqësohet politikisht.”-tha analisti. Hasimja...