Pagoi 50 mijë euro Leart Haxhiun për vrasjen e e Albi Bashaliut! Daily Mail: Lala në Britani hiqej si bletar, pritet ekstradimi

Pagoi 50 mijë euro Leart Haxhiun për vrasjen e e Albi Bashaliut! Daily Mail: Lala në Britani hiqej si bletar, pritet ekstradimi

Lorenc Lala BRITANI E MADHE-Daily Mail i ka kushtuar një artikull 48-vjeçarit shqiptar, Lorenc Lala, i cili akuzohet se ka porositur një vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit. Bashaliu u vra në 2021 nga grupi i Laert Haxhiut, kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh të dhëna nga Lala. Sipas medias britanike Lala është fshehur për rreth dy vite në Mbretërinë e Bashkuar duke u paraqitur si bletar, për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare.  Lala pretendoi se ishte bletar kur u arrestua në qershor të vitit të kaluar, pasi autoritetet shqiptare e gjurmuan atë në Mbretërinë e Bashkuar dhe lëshuan një urdhër arresti për ekstradimin e tij. 48-vjeçari u largua nga Shqipëria për në Britani me kusht që vendi të siguronte një vendndodhje më të sigurt jashtë mundësive të...