Padia për shpifje/ Shtyhet gjyqi i Adriatik Lapajt me Agron Shehajn, caktohet seanca e radhës
Është shtyrë seanca gjyqësore, e kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt me Agron Shehaj, kreu i “Partisë Mundësia”. Seanca ishte parashikuar të mbahej këtë të mërkurë, por sipas deklaratës së Lapajt jashtë ambjenteve të GJKKO-së, seanca është shtyrë për në datë 21 janar. Adriatik Lapaj e ka paditur Agron Shehajn për shpifje lidhur me një deklaratë që ky i fundit bëri duke pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit. Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”. Nga ana tjetër, Lapaj ka mohuar akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj...
Burimi:
gijotina.com