“Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes”, deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon biznesmeni
Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi emri i tij u përmend në sallën e gjyqit ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Ishte i akuzuari Granit Plava ai i cili tha se Naim Murseli i kishte pohuar se Behgjet Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes, dhe se nëse merrte përsipër të gjithë aktin, do ta nxirrnin nga burgu për pak vite, falë pushtetit që kishin. Pacolli e mohon se ka pasur dijeni për ngjarjen e rëndë, ndërsa shkruan se deri tani ka heshtur jo nga frika, por nga dinjiteti dhe se nuk ka dashur që të bjerë në nivelin e atyre që “pasi i ushqen, të helmojnë”. “Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për alibi,...
Burimi:
sot.com.al