Ortekët bllokuan Qafë Thorën gjatë natës, borëpastrueset hapin rrugën drejt Thethit

Ortekët bllokuan Qafë Thorën gjatë natës, borëpastrueset hapin rrugën drejt Thethit

Reshjet e borës të rëna gjatë natës, të shoqëruara me ortekë në Qafë Thore, janë pastruar nga mjetet e mirëmbajtjes duke e bërë të kalueshme drejt Thethit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se aktualisht po punohet në terren për zgjerimin e pjesës kaluese të rrugës, me qëllim garantimin e qarkullimit sa më të sigurt. Sipas qarkullimi është i hapur, por për shkak të punimeve në zhvillim dhe pranisë së ngricave, kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e mjeteve. AKMC tha se “automjetet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë”. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zonat malore në verilindje mbi 900-1000 metra dhe në juglindje mbi 1000-1100 metra lartësi gjatë ditës së sotme ka reshje dëbore.