Opozita sot në protestë! Mbi 1 mijë efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave

Opozita sot në protestë! Mbi 1 mijë efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave

pamje nga protesta e 24 janarit TIRANË- Sot në orën 17:00, Partia Demokratike dhe aleatët e saj të opozitës organizojnë një protestë kombëtare në Bulevardin kryesor të Tiranës, përpara Kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 17:00, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit. Ndërkohë, burime bëjnë me dije s  është parashikuar që mbi 1.000 efektivë të jenë në terren dhe në gatishmëri ndërsa përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë. Në kuadër të masavet të publikuara mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit, që prej orës 23:45 të së hënës, është bllokuar lëvizja dhe nuk lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi...