“Opozita, po punon mbrapsht për sektin ‘Rama’”/ Bujar Leskaj kundër Berishës: Cili është mesazhi i këtij bojkoti?

“Opozita, po punon mbrapsht për sektin ‘Rama’”/ Bujar Leskaj kundër Berishës: Cili është mesazhi i këtij bojkoti?

Deputeti i PD Bujar Leskaj ka reaguar publikisht kundër vendimit të Sali Berishës për të bojkotuar seancat plenare. Në seancën e djeshme, u diskutua puna vjetore e disa institucioneve, përfshirë e KQZ, ndërsa Leskaj shkruan se opozita nuk ishte në sallë për të denoncuar vjedhjet nga PS në zgjedhjet e 2025. Ndër të tjera, Leskaj thotë se opozita duhet të jetë në Kuvend për tu bërë zëri i protestuesve dhe për të mbështetur kërkesat e tyre, nisur nga e para, dorëheqja e Edi Ramës. “Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare të Kuvendit ishte një gabim politik dhe institucional. Ne duhej ta shfrytëzonim foltoren e Kuvendit për të përballur sektin Rama në qeverisje me argumenta, pyetje dhe kritika, por zgjodhëm mungesën, bojkotin.Cili është...