“Opozita nuk është vetëm për hallet e këtyre”/ Zgjedhjet në PD, Shehi: Janë lodhur kot me këtë punë, atje dihet

“Opozita nuk është vetëm për hallet e këtyre”/ Zgjedhjet në PD, Shehi: Janë lodhur kot me këtë punë, atje dihet

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në nje studio televizive, foli për reformën zgjedhore dhe zhvillimet në opozitë. Shehi deklaroi se mbështet grupin e opozitës që po negocion për reformën zgjedhore, duke theksuar se prioritet mbeten listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik për të garantuar zgjedhje të ndershme. “Ne i kemi dhënë grupit të negociatorëve mbështetjen tonë për të çuar përpara idenë e listave të hapura, votimit dhe numërimit elektronik që të mos vidhen votat. Këto janë bazat tona”, u shpreh Shehi. Ai kundërshtoi gjithashtu rritjen e pragut elektoral për partitë e vogla, duke kërkuar që ai të mbetet në nivelin aktual. “Kërkojmë që pragu për partitë e vogla të lihet aty ku është, 2.2%. Nuk ka pse të bëhet 5%, sepse pastaj...