Operacioni antidrogë “Grupi”, të arrestuarit priten të njihen me masën e sigurisë. Shtyhet seanca
Shtyhet seanca për të arrestuarit e operacionit antidrogë “Grupi” i cili u finalizua fundjavën që kaloi. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier. Në kuadër të operacionit, nga Prokuroria Elbasan u lëshuan 24 urdhra ndalimi. 8 urdhra ndalimi janë ekzekutuar së fundmi të cilët pritet të njihen sot me masën e sigurisë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv