Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

Operacioni nga DVP Korçë u finalizua mbrëmjen e djeshme, ku sipas informacioneve mësohet se 3 persona kanë rënë në pranga. Pas informacioneve të marra nga policia, janë zhvilluar kontrolle në një lokal në fshatin Zëmblak të Maliqit ku është gjetur një pjesë e lëndës narkotike. Më pas, janë kontrolluar banesat e personave dhe mjetet, ku në një prej mjeteve është gjetur dhe një pjesë tjetër e drogës. Të tre personat janë ndaluar dhe janë shoqëruar në ambientet e drejtorisë vendore të policisë ku po vijojnë veprimet për rastin. Nga ana e policisë së Korçës vijojnë kontrollet dhe hetimet për personat që mund të jenë të përfshirë në prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Pritet njoftimi zyrtar nga policia e Korçës për arrestimin e tre personave...