Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona! Lënda narkotike përgatitej e shitej në një lokal, pronari në pranga (EMRAT)
pamje nga arrestimet KORÇË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pas një operacioni antidrogë të finalizuar mbrëmjen e djeshme në Korçë. Të arrestuarit janë: Alfred Hoxhalli, Pandeli Gjylapi dhe Andi Cenolli, ky i fundit pronari i lokalit. Kontrolle janë kryer në një lokal në fshatin Zëmblak ku është gjetur një pjesë e lëndës narkotike, e cila është sekuestruar në cilësin e procës materiale. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. Gj., kishte rolin e porositësit, shtetasi A. H., të transportuesit të lëndës narkotike, ndërsa pronari i lokalit A. C., dyshohet se do të kryente shitjen e sasisë. Sipas njoftimit të policisë, të tre personat janë ndaluar dhe janë shoqëruar në ambientet e drejtorisë vendore të policisë ku po vijojnë veprimet për rastin. Njoftimi: Finalizohet...
Burimi:
zeri.ai