Operacion antidrogë në Elbasan, ekzekutohen disa urdhër arreste, kontrollohen edhe dhjetëra banesa
Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Aksioni po zhvillohet paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Përrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth. Burime jo zyrtare nga terreni bëjnë me dije se kontrollet janë të shumta dhe të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm. Mësohet se me vendim të Gjykatës janë lëshuar rreth 20 urdhër kontrolle për banesa, ndërsa njëkohësisht janë ekzekutuar edhe disa masa ndalimi ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në orët në vijim...
Burimi:
top-channel.tv