Olli: Rama mund t’i bënte të dyja, të priste Ivankën dhe të shkonte në Davos

Olli: Rama mund t’i bënte të dyja, të priste Ivankën dhe të shkonte në Davos

Politologu Leonard Olli thotë se kryeministri Edi Rama mund të priste Ivanka Trump ashtu siç bëri, por edhe të ishte i pranishëm në Davos, në firmosjen e “Bordit të Paqes”. “Nëse themi “me lejen e babait, unë ndenja për të shoqëruar vajzën sepse për nënshkrimin kemi kohë”, unë besoj që këtu ka rënë nocioni shtet, protokolli zyrtar, dhe është në nivelin e humorit që të besojmë se ka ndodhur një bisedë e kësaj natyre. E dyta, në çdo rast, duke iu referuar shprehjes sonë të bukur “nuk lihet dasma për të shkuar për shkarpa”, edhe në rastin konkret ekzistonin mundësitë që zoti Rama edhe të bënte rolin e të zotit të shtëpisë, edhe të ishte i pranishëm në Davos”, tha Olli. “Ne duhet të lexojmë...