“Nxënësit po marrin me vete thika dhe jo libra”, Kumbaro shmang përgjegjësitë: Dhuna është fenomen global

“Nxënësit po marrin me vete thika dhe jo libra”, Kumbaro shmang përgjegjësitë: Dhuna është fenomen global

Siguria në shkolla ishte interpelanca që dy deputetët e opozitës Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë dhe Erald Kapri nga Partia Mundësia kërkuan me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro. Opozita e akuzoi qeverinë se ka dështuar të mbrojë nxënësit, duke sjellë në vëmendje rastet e dhunës dhe tragjeditë e fundit. Deputetët Erisa Xhixho dhe Erald Kapri e cilësuan arsimin në “emergjencë kombëtare”. “Ngjarja tragjike e Martin Canit tronditi shoqërinë dhe duhet të kishte shërbyer si moment reflektimi për dhunën në shkolla dhe sigurisë së nxënësve. Qeveria zgjodhi ta përdorë këtë ngjarje për politikë. E përdori si justifikim për të mbyllur tik tok, tentativë për censure Protesta e 10 shkurtit tregoi forcën e mijëra qytetarëve që nuk duan të heshtin. Dënoj me forcë dhunën e ushtruar...