Numri i lartë i të paraburgosurve, Gjykata e Lartë nis procedurat për rishikimin e vendimit unifikues për masën “arrest me burg”

Numri i lartë i të paraburgosurve, Gjykata e Lartë nis procedurat për rishikimin e vendimit unifikues për masën “arrest me burg”

Numri i madh i vendimeve të gjykatave të vendit për të dhënë masën “arrest me burg” kanë shtyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi t’i propozojë Kolegjeve të Bashkuara nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të një praktike gjyqësore të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal. Në vendimin që mban datën e sotme, Sadushi i referohet një mase arrest me burg ndaj në shtetasi nga Lezha të cilit i janë sekuestruar 7.350 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur arrest me burg, Apeli e ka kthyer në arrest shtëpie dhe çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë. Sadushi argumenton se “përvoja e zbatimit të këtij vendimi (unifikues) në praktikën gjyqësore ka vënë në...