“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi
Banorët e prekur nga projekti TID kanë dalë të zhgënjyer nga takimi mbi 2 orë me kryeministrin Edi Rama në bashkinë e Durrësit. Një nga përfaqësuesit që ishte pjesë e takimit tha se Rama ishte i prerë se projekti do të zbatohet dhe atyre nuk u është ofruar asnjë alternativë tjetër përveç pranimit të tij. “Në fillim të mbledhjes na u tha qartë që nuk keni alternativë përveçse ta pranoni, pra projekti do bëhet. Dhe fjala e parë që i thamë ishte kjo, ne nuk jemi kundër projektit por përderisa ne kemi konstatuar gabime a nuk jeni për rishikim të projektit? Nuk jemi, do prishet çdo gjë. Ne jemi këtu vetëm për t’ju dhënë alternativa çmimesh, opsione strehimesh dhe objekte ku mund t’ju strehojmë. Gjatë...
Burimi:
gijotina.com