‘Nuk kemi ku i parkojmë’, skafistët e Ksamilit në protestë para Bashkisë: Sezoni turistik nisi, paguajmë taksat por…
Rreth 30 skafistë të Ksamilit kanë protestuar mëngjesin e sotëm (22 maj) përpara Bashkisë së Sarandës. Qëllimi i protestës përcaktimi në kohë i vendbazimit të skafeve, pasi sipas tyre ende nuk u është përcaktuar, teksa sezoni veror ka nisur dhe hyn në fazën kulminante të tij. “Jemi taksapagues, jemi me licencë, jemi në rregull me kërkesat sipas ligjit po nga bashkia ende nuk na kanë përcaktuar vendin se ku duhet t’i parkojmë skafet. Kjo është puna jonë, me këtë punë mbajmë familjet”, thotë një prej protestuesve. Kurse një tjetër shprehet se masat duhet të ishin marrë që më herët nga Bashkia. Kjo, pasi sezoni turistik ka nisur dhe ata kapen të papërgatitur dhe dëmtohen në aktivitet. “Kjo që kërkojmë ne sot duhej të ishte bërë...
Burimi:
sot.com.al