Nuk ka konvertim nga GJKKO për Edison Memollën, një vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Nuk ka konvertim nga GJKKO për Edison Memollën, një vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me një vit burg. Sipas asaj që raporton Anila Hoxha, GJKKO ka refuzuar kërkesën e Memollës për konvertim të masës. Në komunikatë shkruhet: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), sot më 09.02.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5/70 akti, datë 14.11.2025 regjistrimi, mbi ankimet e të pandehurve B.Xh., I.T., E.M., N.T., ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.M. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga...