“Nuk ka asgjë të përbashkët me PD”, Salianji i përgjigjet Berishës: Partia nuk është pronë personale

“Nuk ka asgjë të përbashkët me PD”, Salianji i përgjigjet Berishës: Partia nuk është pronë personale

Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha se Salianji nuk ka lidhje me PD-në. Me anë të një postimi në Facebook, Saliani u shpreh se PD nuk është pronë private dhe se ai nuk ka asnjë nevojë të provoj lidhjen me Partinë Demokratike. “Natyrisht, ne kaluam në proces, siç e dini ju, dhe ky proces u zhvillua me një moto: Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Kjo ishte motoja jonë. Unë nuk dua të harxhoj kohën e atyre që na ndjekin, por kjo moto ishte e domosdoshme sepse ajo që ndodhi me ne, sigurisht krijoi një përçarje dhe mendoj se ky proces u finalizua. Mendoj se demokratët u bashkuan. Por përsëri mbi bazën e kontributit...