“Nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri”/ Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve: Fat i keq
Një tragjedi tronditi në Rumani ku një grup prej 7 tifozësh të PAOK, të cilët ishin nisur drejt Francës, për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës në Europa League, pësuan një aksident fatal në Timisoara, në atë që konsiderohet si autostrada e vdekjes. Mes viktimave ndodhet edhe një shtetas shqiptar, i identifikuar si Vasil Palo. Në një reagim, kushëriri i Palos, Thomaq Ninka shprehet se Vasili kishte lindur në Greqi dhe pas ndarjes nga neta të babait të tij, nuk kishte pasur më kontakt me të. “Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë lajmet. Djali kishte lindur në Greqi. Janë të rinj, kishin ikur të shihnin një ndeshje, nuk e di se çfarë ekipi...
Burimi:
sot.com.al