Nuk iu bind urdhrit të Policisë Rrugore, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Libohovë

Nuk iu bind urdhrit të Policisë Rrugore, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Libohovë

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin I. H., 42 vjeç, banues në Libohovë. Sipas njoftimit zyrtar, 42-vjeçari, ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër–Kakavijë”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.