Nuk i pëlqeu si ia kishte rregulluar makinën, zbardhet plagosja në Shkodër, dy personat njiheshin me njëri-tjetrin

Nuk i pëlqeu si ia kishte rregulluar makinën, zbardhet plagosja në Shkodër, dy personat njiheshin me njëri-tjetrin

Policia ka arrestuar shtetasin Izvin Gucija, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të ndodhur në Shkodër. Ai u kap nga efektivët, në afërsi të banesës së tij. Sipas të dhënave paraprake, 40-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Genc Hoxha, 45 vjeç. Si pasojë e të shtënave, Hoxha ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para rezulton se i plagosuri kishte njohje me autorin e dyshuar, i cili është pronar i një servisi automjetesh pranë urës së Dervishbegut në Shkodër. Sipas burimeve, disa kohë më parë 45-vjeçari kishte dërguar automjetin e tij për riparim në këtë servis, por nuk kishte mbetur i kënaqur me shërbimin e kryer. Burime policore bëjnë me...