“Nuk e duam më”/ Protestuesja: Rama nuk është më kryeministri ynë, të japë dorëheqjen, na ka tërhequr zvarrë
Ditën e sotme, bulevardi përpara Kryeministrisë ka parë sërish tone të ashpra e mesazhe të prera nga qytetarët që protestojnë prej më shumë se një muaji. Gjatë tubimit, një qytetare ka marrë fjalën duke u ndalur te problemet e mprehta të pronave, ndarjes së zonave dhe ligjeve që sipas saj po dëmtojnë rëndë popullin shqiptar, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë. Në fjalën e saj, protestuesja bëri një analizë të shkurtër duke mos kursyer as gabimet e së shkuarës politike, por duke nënvizuar se sot rreziku kryesor dhe njeriu që duhet të ikë është Edi Rama. Protestuesja akuzoi kreun e ekzekutivit për vendimmarrje që cenojnë interesat e qytetarëve dhe territoreve të vendit, duke deklaruar se ai e ka humbur legjitimitetin për t’i...
Burimi:
sot.com.al