Noka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës. Opozita ka probleme
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka kritikon kodin zgjedhor të vitit 2008, duke e cilësuar si problematik dhe pengesë për ardhjen e opozitës në pushtet, edhe në kushte normale apo me qeveri teknike. Ndoka theksoi se sistemi aktual krijon pabarazi në votë dhe disbalanca në mandate mes qarqeve, duke e konsideruar në disa raste edhe antikushtetues. Ai kujtoi se ka kundërshtuar këtë kod që në momentin e miratimit, për të cilin kishte ndërmarrë edhe grevë. Duke folur për opozitën, ai u shpreh se ajo nuk po përmbush rolin e saj si “pasqyra” e qeverisë, duke e cilësuar të dobët në aspektin institucional dhe pa standard të qartë në sjelljen politike. Sipas tij, kjo situatë bën që qeveria të mos reflektojë dhe të mos përballet realisht me...
Burimi:
kohajone.com