Një vajzë plagoset me armë zjarri në një hotel në Sauk, transportohet në spital
Një vajzë është plagosur me armë zjarri në zonën e Sauku, ndërsa dyshohet se ka qenë së bashku me të dashurin e saj në një nga hotelet e zonës. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autori i sulmit ka ikur, duke e lënë të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, vajza ka dalë vetë nga dhoma e hotelit për të kërkuar ndihmë. Stafi i hotelit ndërhyri menjëherë dhe e transportoi atë drejt spitalit për trajtim mjekësor. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv