“Një person i vetëm na përvetësoi 400 ha tokë”/ Blegtorët e dy fshatrave në Ersekë në protestë: Po dëmtohemi rëndë
Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan në Ersekë, protestuan sot (15 janar), kundër zaptimit të kullotave që ata pretendojnë se u përkasin dy fshatrave. Sipas banorëve, sipërfaqe të konsiderueshme kullotash janë përvetësuar nga një person i vetëm, i cili ka marrë në zotërim mbi 400 hektarë tokë. Ata shprehen se këto sipërfaqe pritet të përdoren për vendosjen e paneleve fotovoltaike, ndërsa theksojnë se kjo situatë i dëmton rëndë, pasi burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre është blegtoria. Rreth 100 blegtorë nga të dy fshatrat preken drejtpërdrejt nga ky zaptim, duke rrezikuar aktivitetin blegtoral. “Ka mbivendosje të hartave të truallit, ç’ka ka sjellë përfshirjen e padrejtë të kullotave që përdoren prej vitesh për mbajtjen e bagëtive”, shprehen ata. Protestuesit kërkojnë...
Burimi:
sot.com.al