Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Një person gjendet i vdekur në Lezhë, ka plagë me armë zjarri në trup
Foto ilustruese LEZHË- Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Spiten të Lezhës. Ai ka plagë nga arma e zjarrit dhe dyshohet se ka qëlluar veten. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ende nuk ka të dhëna për rrethanat e ngjarjes.