Nis zyrtarisht protesta kombëtare e PD-së, “blindohet” Tirana, 1350 efektivë në terren (VIDEO)

Nis zyrtarisht protesta kombëtare e PD-së, “blindohet” Tirana, 1350 efektivë në terren (VIDEO)

protesta TIRANË- Ka nisur protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, teksa raportohet se rreth 1350 efektivë ndodhen në terren. Në vetëm një rresht me efektivë, kordoni policor është vendosur para godinës së Kryeministrisë. Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e tubimit, policia u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg dhunës.  Vetëm pak minuta nga fillimi i protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në ambientet e selisë, për t'u nisur më pas së bashku me simpatizantët e tij drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur përgatitjen për protestën, teksa godina e qeverisë është rrethuar me gardh metalik. Gjithashtu, një ditë më parë, policia njoftoi edhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit. Bllokimi i lëvizjes dhe parkimi i automjeteve në kryqeqytet ka nisur që prej...