Nis sot gjyqi për Erion Veliajn, 13 akuza të rënda dhe 28 të pandehur

Nis sot gjyqi për Erion Veliajn, 13 akuza të rënda dhe 28 të pandehur

Sot në orën 09:30 nis gjyqi për dosjen e Erion Veliaj për seancën e parë në themel. Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica...