Nis kompensimi për dëmet nga zjarri: 191.5 milionë lekë të vendosura në dispozicion për 10 bashki
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se ka nisur që prej ditës së djeshme kompensimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator. Përmes një postimi në rrjete sociale, minitri bën me dije se janë në dispozicion 191.5 milionë lekë për 10 bashki të vendit. Kompensimi vjen pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë për të mbështetur familjet dhe komunitetet e prekura nga zjarret. "191.5 milionë lekë të vendosura në dispozicion për 10 bashki Qe nga dje ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 Qershor – 15 Shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive, pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë.", shkruan ministri. Me urdhër të kryetarit të secilës bashki është kryer procesi...
Burimi:
zeri.ai