Niko Peleshi nderon gratë shqiptare: “Shtyllë e shoqërisë dhe burim frymëzimi për të gjithë”

Niko Peleshi nderon gratë shqiptare: “Shtyllë e shoqërisë dhe burim frymëzimi për të gjithë”

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare. Në mesazhin e tij, ai shprehu mirënjohje dhe respekt për kontributin, forcën dhe përkushtimin e grave në familje, shoqëri dhe në jetën publike, duke theksuar se ato përbëjnë një faktor të rëndësishëm për progresin dhe zhvillimin e vendit. Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin dhe angazhimin e grave shqiptare në të gjitha fushat e jetës, duke uruar që kjo ditë të shërbejë si një moment reflektimi për rëndësinë e barazisë gjinore dhe mbështetjes së tyre në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.