“Ngrenë akuza me letra anonime”, Rama vijon sulmet ndaj gjyqtarëve: U japim rroga më të larta se vetja
Edi Rama ka gjetur edhe sot rastin për të sulmuar sistemin e drejtësisë dhe gjyqtarët. Gjatë fjalës së tij në homazhet për ngjarjen e 21 janarit, Rama kritikoi vonesat e sistemit gjyqësor dhe mungesën e veprimeve konkrete ndaj tragjedisë, duke deklaruar se edhe pas 15 vjetësh, shumë viktima të paraburgosurve mbeten sipas tij të pambrojtur dhe drejtësia shtetërore shpesh duket e vonuar. Sipas Ramës, SPAK ngre akuza me letra anonime, ndërsa gjyqtarët sipas tij paguhen me rroga më të larta se vetë qeveritarët. “Sot, burgjet e Shqipërisë mbajnë me taksat e qytetarëve më shumë të paraburgosur të plasur nëpër qeli pa gjyq. Edhe një pjesë e të paraburgosurve janë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Është një panoramë e trishtueshme e një drejtësie...
Burimi:
gijotina.com