Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara
Një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës, ku si pasojë e tymit një 70-vjeçare ka ndërruar jetë brenda banesës. Raportohet se e moshuara jetonte e vetme, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. “Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.“- njofton policia. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
gijotina.com