Ngjarja tragjike me dy viktima në Orikum, flet fqinja e çiftit: Nuk kishim dëgjuar ndonjëherë debate, kishin dy fëmijë

Ngjarja tragjike me dy viktima në Orikum, flet fqinja e çiftit: Nuk kishim dëgjuar ndonjëherë debate, kishin dy fëmijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Orikum, ku 52-vjeçari Llogora Xhebroj ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Kjo ngjarje ka tronditur lagjen e tyre, me fqinjët që shprehen se nuk kishin dëgjuar kurrë debate nga ana e çiftit dhe se të dy ishin njerëz shumë punëtorë. “Shumë njerëz të mirë. Shihnin punë e tyre. Shumë punëtorë. Nuk ngatërroheshin me gjëra. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë debate. U habitëm. Ata kishin një biznesin e tyre. Punon bashkë. Kishin dy fëmijë”, u shpreh një nga fqinjët. Top Channel