Ngacmoi sek*ualisht një vajzë, nën hetim 57-vjeçari nga Gjirokastra

Ngacmoi sek*ualisht një vajzë, nën hetim 57-vjeçari nga Gjirokastra

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj një shtetasi 57-vjeçar, banues në qytet. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. P., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 20 vjeçe. Ngjarja është referuar për ndjekje të mëtejshme ligjore, ndërsa organet hetimore po vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vijojë me veprimet përkatëse. Policia e Shtetit apelon për denoncimin e çdo rasti të ngjashëm, duke garantuar mbështetje dhe trajtim të menjëhershëm për çdo qytetar që bëhet viktimë e veprave penale.